E kishin hedhur në koshin e aeroportit, gjendet piktura me vlerë 280.000 euro

schedule21:02 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 21:02 - 11 Dhjetor, 2020

Një vepër arti me vlerë 280.000 euro e piktorit surrealist francez, Yves Tanguy, u gjet në shportën e riciklimit të letrave në një aeroport.

Por fatmirësisht, falë policisë gjermane ka arritur të shpëtojë.

“Një biznesmen e kishte harruar pikturën, e paketuar në një kuti kartoni, në aeroportin e Dusseldorfit, para se të nisej për në Tel Aviv”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e bluve.

Sapo pronari i pikturës e kuptoi se e kishte harruar pas bagazhin e tij të vlefshëm, u përpoq të gjente përgjigje në Izrael, por nuk ia doli.

Ndërkohë, policia kontaktoi me kompaninë e pastrimit, e cila kontrolloi të gjitha letrat e hedhura imtësisht dhe e gjeti në fund të koshit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!