Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali me 2 kg kokainë. Të arrestuarit janë me inicialet T.A. 40-vjeç dhe D.R. 38-vjeç. Shqiptarët banonin në Marcon dhe Mogliano, ndërsa lëndën narkotike e kishin fshehur në lodrat e fëmijëve në dhomën e gjumit.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën gjithashtu dhe u sekuestruan një peshore elektronike, çanta, telefona celularë, një sasi e vogël hashashi dhe 1600 euro. Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg vlera shkonte mbi 200 mijë euro./ db/ Abcnews.al