E kërkon Newscatle, ish-trajneri i Liverpool refuzon për Man.City

schedule13:21 - 14 Tetor, 2021

schedule 13:21 - 14 Tetor, 2021

Pronarët e rinjë arabë të Newscatle United kanë nisur mënjëher nga puna për të ndërtuar një skuadër të denjë për të rivalizuar ekipet e mëdha.

Puna ka nisur me pikasjen e lojtarëve cilësorë që bëjnë diferencën, por që kjo të arrihet së pari duhet një trajner që mund të marrë përsipër këtë skuadër që po ndërtohet. Po qarkullojnë një sërë emra tranjerësh të njohur që pronarët arabë duan ta vendosin në krye të Newscatle.

Sipas mediave britanike emri më i përfolur është Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester City. 48-vjeçari mësa duket nuk do pranojë një ofertë të tillë për të bashkëpunuar, sepse trajneri ka plane të tjera për të ardhmen e tij.

Manchester City është pengesa kryesore që trajneri irlando-verior nuk pranon ofertën e “Magpies”, kjo sepse 48-vjeçari dëshiron të drejtojë Citizens pas largimit të Pep Guardioles sezonin e ardhshëm.

Tekniku aktual i Leicester City është në krye të listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e “Sky Blue”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!