Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, është një nga objektivat e Milanit për në merkaton e verës. Nënkampioni i botës, tashmë 30 vjeç, u transferua te Liverpool për 20 milion sterlina nga Southampton në vitin 2014.
Këtë sezon, ka luajtur vetëm 14 ndeshje dhe ka qëndruar vazhdimisht në stol, duke mos arritur të zërë një vend në formacionin e Klopp. Gjithsesi, kroati ka pranuar se e kupton teknikun gjerman dhe kurrsesi nuk do të largohet nga Anfield Road.
“Stoli ka qenë i vështirë, por jam koshient se jo të gjithë mund të luajnë. Do ishte në rregull nëse do të luanim 20 vetë, por formacioni ka vetëm 11 vende dhe kush është në formën më të mirë, do të luaj. Unë do të vazhdoj të punoj dhe do të qëndroj këtu, pasi ndodhem në klubin më të mirë në botë”, tha mes të tjerash kroati./abcnews.al
Dejan Lovren confirms commitment to Liverpool despite lack of first-team actionhttps://t.co/F0z0DtgBUv
— Mirror Football (@MirrorFootball) June 4, 2020