E keni të gjithë në shtëpi, përbërësi efektiv që largon erën e keqe në frigorifer

schedule14:48 - 5 Mars, 2022

schedule 14:48 - 5 Mars, 2022

Frigoriferët janë thelbësore për jetën e përditshme duke e mbajtur ushqimin të frekslët për më gjatë. Mirëpo, ruajtja e ushqimeve të ndryshme mund të çojë në disa aroma të pakëndshme me kalimin e kohës. Ndërsa përbërësit me aromë të fortë mund të jenë fajtorët, ekspertët theksojnë se aromat në të vërtetë mbeten me kalimin e kohës.

Kjo ndodh sepse plastika thith aromat, që do të thotë se në fund mund të jetë vetë pajisja që lëshon një erë të fortë. Shpesh erërat vijnë dhe nga bakteret që janë krijuar nga burimet ushqimore me kalimin e kohës. Ata “lulëzojnë” sidomos në zona me më shumë lagështi. Ekspertët e pastrimit thoën se soda e bukës ndihmon për të hequr erën e keqe.

Hidheni në një enë të vogël dhe mbajeni në frigorifer pasi neutralizon aromat. Funksionon si një sfungjer për të thithur çdo erë të keqe – thjesht mos harroni ta ndryshoni atë çdo muaj apo më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!