Zemra është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Mosaktiviteti fizik, zakonet e këqija si ushqimet e yndyrshme, alkooli dhe cigaret, e dëmtojnë shumë këtë organ. Prandaj, duket se nuk është gjithmonë e lehtë të kujdesesh për të. Megjithatë, si në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.
Një studim i shkencëtarëve italianë, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, shqyrtoi efektin e specave djegës në rrezikun e vdekjes për shkak të një ataku në zemër. Ky studim përfshiu 22,800 subjekte, duke përfshirë burra dhe gra. U analizuan të dhënat për gjendjen e tyre shëndetësore në periudhën ndërmjet viteve 2005 dhe 2015.
Pas kësaj, u ekzaminuan zakonet e tyre të të ngrënit , sipas të cilave autorët e studimit arritën në një përfundim interesant. Ata zbuluan se njerëzit që konsumonin speca djegës të paktën katër herë në javë kishin 40 për qind më pak rrezik për të vdekur nga një atak në zemër sesa njerëzit që nuk e konsumonin.
Përveç kësaj, u tregua se njerëzit që konsumonin rregullisht këtë ushqim kishin 60 për qind rrezik më të ulët të vdekjes nga goditja në tru në krahasim me njerëzit që nuk e konsumonin rregullisht. Nuk dihet ende saktësisht pse specat djegës kanë një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës, por disa ekspertë besojnë se përbërësi që u jep specave nxehtësinë e tyre – kapsaicina – mund të jetë përgjegjës për të./abcnews.al