E keni të gjithë në kuzhinë, kjo erëz parandalon shumë sëmundje

schedule21:27 - 27 Qershor, 2022

schedule 21:27 - 27 Qershor, 2022

Kur bëhet fjalë për rigonin, shumë njerëz mendojnë për një erëz me një erë specifike, pa të cilën picat dhe makaronat janë të paimagjinueshme. Megjithatë, për shkak të përbërësve medicinalë që disponon, rigoni është jashtëzakonisht efektiv për një sërë sëmundjesh.

Hulumtimet kanë treguar se ka një efekt antioksidant dy deri në tre herë më të madh se bimët e tjera, dhe nga mollët deri në 42 herë, nga patatet deri në 30 herë, nga portoaklli 12 herë etj. Për shembull, çaji i rigonit rregullon problemet si florën e dëmtuar të zorrëve, ftohjen, bronkitin, dhimbjet e fytit.

Nëse dëshironi ta bëni vetë, hidhni një lugë çaji rigon të grimcuar në një tenxhere me ujë të valuar. Lëreni për të paktën pesë minuta. Më pas kullojeni dhe pijeni. Është e rëndësishme të mos ftohet plotësisht, sepse shija nuk është shumë e këndshme atëherë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!