Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“E ke bërë vaksinën”, Manastirliu me Subashin derë më derë në Fier

schedule11:09 - 9 Tetor, 2021

schedule 11:09 - 9 Tetor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nisur fushatën e re, me qëllim vaksinimin e qytetarëve. Në këtë aksion të ri kombëtar, siç e ka quajtur ,ministrja do të përfshihen edhe kryebashkiakët dhedrejtues të tjerë lokalë.

Fushata e re ka nisur në Fier. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Manastirliu dhe kryebashkiaku Armando Subashi shihen teksa trokasin derë më derë, duke pyetur qytetarët nëse e kanë bërë vaksinën.

“Është e rëndësishme trokitja derë më derë. Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të vaksinohen. Plani ynë, i cili kalon në këtë fazë të re ki bashkë me personeli shëndetësore përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, administratorët, kryepleqtë, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij procesi. Vaksinimi është një detyrë e të gjithëve. Nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata që vaksinohen. Përpjekjet tona jën në të gjithë vendin, në të gjithë Shqipërinë,” thotë ministrja ndër të tjera. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!