Edhe një herë, e katërta në dy vjet, një pjesë e madhe e një anije kozmike kineze që peshon 23 tonë dhe është e lartë sa një ndërtesë 10-katëshe, po vjen rreth e rrotull tokës e pakontrolluar. Bëhet fjalë për pjesë të raketës Long March 5B, e cila pritet të bjerë në Tokë e pakontrolluar të premten ose të shtunën dhe askush s’e di se ku do të ndodhë.
Raketa është ajo që nisi segmentin e tretë dhe të fundit të stacionit të ri hapësinor të Kinës Tiangong më 31 tetor. Ashtu si me lëshimet e mëparshme të së njëjtës raketë të rëndë, agjencia hapësinore e Kinës nuk kreu një zbritje të kontrolluar të pjesës së mbetur të raketës pasi ajo lëshoi ngarkesën e saj.
Edhe pse pjesa më e madhe e raketës do të digjet në atmosferë në kohën kur të arrijë në Tokë, një pjesë e saj 20% deri në 40%, pritet të bjerë me shumë mundësi në det. Vlerësohet se rreth 88% e popullsisë së botës jeton në zonat e mundshme të rënies, por ekspertët megjithatë theksuan se shanset që dikush të goditet nga “junk-u” i madh janë vetëm gjashtë në 10 trilion. /abcnews.al/