E kap “plumbi qorr”, plagoset tre vjeçari

schedule09:20 - 16 Gusht, 2022

schedule 09:20 - 16 Gusht, 2022

MILAN – Një djalë tre vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi u godit nga një plumb i shkrepur nga një roje sigurie në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Cortefranca në provincën e Brescias.

Fëmija ishte në dritaren e shtëpisë kur plumbi e goditi. Ende po hetohet për të kuptuar se përse ka qëlluar roja i sigurisë.

Burri aktualisht ndodhet në burg në dispozicion të karabinierëve që po hetojnë.
/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!