Policia e Fierit arrestoi mbrëmjen e djeshme një 73 vjeçar nga Fieri me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të miture. Kallëzimi është bërë nga nëna e vajzës 9 vjeçare pasi kjo e fundit i ka treguar asaj për ngjarjen e rënde me të moshuarin.
Dyshohet se i moshuari e ka prekur vajzën 9 vjeçe në vende intime, ç’ka ka bërë të miturën t’i tregojë nënës.
Siç mëson gazetarja e Abc News Valbona Davidhi, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka të bëjë me një ngjarje të tillë.
Madje, ai është shprehur se e ka ndihmuar familjen që e akuzon se abuzoi me vajzën pasi ishin edhe fqinjë.
“Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë akuzë.
73-vjecari ka deklaruar se ata janë fqinjë dhe se ai e ka ndihmuar shumë këtë familje. Mësohet se 73-vjecari jetonte i vetëm në banesë”, raporton gazetarja.
Dy ditë më parë u arrestua në Sarandë një tjetër i moshuar, i cili akuzohet se abuzoi seksualisht me një të mitur. Ngjarja ka marrë përmasa të rënda pasi vajza tashmë është braktisur edhe nga familjarët e saj. /abcnews.al