Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E kam ndarë mendjen, tërhiqem nëse na mohojnë Serie A”, gjermani i prerë!

schedule18:17 - 15 Maj, 2020

schedule 18:17 - 15 Maj, 2020

Benevento ka zhvilluar një kampionat fantastik dhe ka dominuar Serie B. Djemtë e Inzaghit kryesojnë me 69 pikë, polot 20 pikë më shumë se Crotone e vendit të dytë. “Shtrigat” presin matematikën për të siguruar rikthimin në elitë, por pezullimi përfundimtar i futbollit në Itali, mund të qëllojë fatal për Beneventon.

Kemi shkruar historinë këtë sezon me këtë skuadër. Kemi realizuar diçka të çmendur dhe na presin fitore të tjera. Do të ishte një marrëzi nëse na mohojnë kalimin në Serie A. Nëse ndodh diçka e tillë, mund të tërhiqem përfundimisht nga futbolli“, kërcënoi disa javë më parë Oliver Kragl, 30-vjeçari gjerman.

Mesfushori është rikthyer sërish të flasë dhe nuk heq dorë nga vendimi i tij. Ai ndihet për mrekulli te Benevento, dëshira për të luajtur në Serie A është e madhe, por mesfushori konfirmon qëndrimin e tij në një prononcim në rrjetet sociale.

Nuk dimë asgjë çfarë do të ndodhë, shpresoj të rikthehemi sa më shpejt në fushë. Sot përfundova testet mjekësore dhe po pres përgjigjet. Kam shumë dëshirë të qëndroj gjatë te Benevento, ndihem mirë në këtë qytet.

Zgjodha Beneventon prej trajnerit, Inzaghi më kërkoi edhe kur ishte te Bologna. Dëshira ime e madhe quhet Serie A, dua të luaj aty. Disa javë më parë u shpreha se do të tërhiqesha nga futbolli nëse na e mohojnë Serie A. E konfirmoj sërish një qëndrim të tillë, do të ishte skandal nëse nuk ngjitemi në elitë“, deklaron mesfushori gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!