E kallëzoi në SPAK, Panariti-Murrizit: Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit, padi për diçka që s’ka ndodhur

schedule13:39 - 10 Gusht, 2021

schedule 13:39 - 10 Gusht, 2021

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për kallëzimet e bëra nga deputeti i opzozitës Myslim Murrizi për dy tendera të bashkisë Lushnje në 2017. Në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Panariti i bën thirrje Murrizit që të “korrigjojë shënjestrën e opozitarizmit.”

Sipas ish-ministrit, deputeti Murrizi ka bërë një padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë.

“Sepse nuk ka pasur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës,” sqaron Panariti.

I vetmi investim madhor  i realizuar në Sistemin Kombëtar të Vaditjes, sipas ish-ministrit, ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.

POSTIMI

“Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!
U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .
Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !
Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka!
Kjo është lehtësisht e verifikueshme
Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.
I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.
Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.
Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .
Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi! Kaq.”

Në padinë e depozituar në SPAK, Murrizi shpjegon:

“Ne tenderin e pare per sistemin e ujitjes sipas relacionit shpjegues eshte planifikuar ujitja e 2800 hektareve toke por ne fakt prej 4 vitesh nuk ujiten as 25 hektare toke. Ne projekt eshte parashikuar marja e ujit nga lumi shkumbin ne fshatin Sulzotaj sepse uji i kanalit te Terbufit eshte uje i kripur nga batica e detit dhe nuk perdoret per ujitje pasi demton çdo bime te mbjelle.

Nuk ka asnje tube te shtrire nga lumi shkumbin ne drejtim te pompes se rikonstruktuar ne kanalin e terbufit, pompe e cila nuk eshte ndezur asnjeher nga viti 2017.

Gjatesia e linjave te tubave qe duhet te shtrohej sipas projektit duke shtrire linje tubash ne distancen çdo 200 metra pra ne fillim te çdo parcele dhe gjatesi nga fillimi i sipwrfaqes prej 2800 hektare te planifikuar per ujitje shkon rreth 5 kilometra gjatesi ne te cilen duhet te shtroheshin per çdo 200 metra gjeresi duhet te ishin mbi 50 km tube i shtrire( minimalja 10 linja paralele ne distance çdo 200 metra her 5 km sejcila linje) Ne fakt nuk jane shtrire as nje e dhjeta e linjes.

Ne projekt thuhet qe ujiten 250 hektare te fshatit Sulzotaj por ne fakt nuk ujiten ne fshatin Sulzotaj asnje meter toke( ky eshte fshati im dhe une si familje kam mbi rreth 5 hektare toke aty).

Ne daljen e çdo parcela sipas projektit duhet te kete sahat mates te ujit dhe fatura per çdo fermere qe ujit token nga ky sistem, ne fakt nuk do gjeni asnje fature sepse askush nuk ka ujitur token nga ky sistem. Perpos Ministrise se Bujqesise si institucion qe ka kryer tenderin dhe ka akorduar keto para ( rreth 6 milion euro) mendoj qe te dyshimte jane edhe autoritetet qe kane nenshkruar marrjen ne dorezim te ketij projekti korruptiv te realizuar sipas afatit qe shpjegon relacioni i ministrise per 8 muaj, pra nga janari- shtator 2017.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!