Cristiano Ronaldo, i cili po përgatitet për eventin e madh të futbollit, ka hyrë në ritmet e Botërorit.
“CR7” foli për LiveScore dhe zbuloi se një finale mes Portugalisë dhe Brazilit do të ishte një ëndërr e realizuar. “Kupa e Botës është kompeticioni më i vështirë në botë. Unë ëndërroj për të. E di që do të jetë e vështirë, por ëndrrat janë falas, prandaj ëndërroj gjatë gjithë kohës. Bëj shaka me Casemiron dhe i them se finalja do të jetë Portugali-Brazili. Wow, kjo do të ishte një ëndërr. Sipas meje, ndoshta do të ishte Botërori më i mirë”, tha ai fillimisht dhe vazhdoi:
“Moti nuk është problem për mua. Ne jemi gati, si lojtarë profesionistë mund të luajmë në çdo kushte, për mua do të jetë më mirë, sepse preferoj motin e ngrohtë, kështu që nuk është problem i madh.
Ndjehem mire. Është interesante që është në mes të sezonit, është një sfidë, ndryshe, por për mendimin tim mendoj se do të jetë mirë. Jam shumë i emocionuar, do të jetë Botërori im i pestë”. /G.D abcnews.al