E “infektoi” Covid-19 sektorin imobilar? Konsulti zbulon detajet

schedule10:39 - 31 Korrik, 2020

schedule 10:39 - 31 Korrik, 2020

Pandemia Covid-19  “infektoi” edhe ekonominë, ku u përfshinë shumë sektorë të ndryshëm. Nuk kishte se si të bënte përjashtim edhe sektori imobiliar.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, konsulenti imobiliar Eglent Bici ka folur për problematikat, prekjen nga kriza dhe mungesën e rregullave të këtij sektori në vendin tonë. Sipas Bicit, në Shqipëri mund të bëhen të gjithë agjentë dhe mund të hapin të gjithë një zyrë “Real Estate”.

“Ministria kujt të dojë ja heq kujt të doje ja jep licensën e”Real Estate”. Vetëm agjenti merr të drejta dhe detyrime njëkohësisht. Nëse dikush do të kalojë para, ato do kalojnë nga banka. Nëse dikush ka nevojë të bëjë një blerje ka të drejtat ekzkluzive. Deri më sot që ne flasim nuk është më një draft ligjesh. Ndryshe nga rajoni, në Shqipëri ke të paktën dy brende ndërkombëtare. Pra, sot që ne flasim ke dy  brende rajonale dhe tre brende ndërkombëtare. Atëherë për çfarë bën sikur nuk ekzistojnë. Nuk kanë bërë fare ndarje mes një përfaqësuesi dhe një agjenti, nuk mund të bëhen më të tjerët.

Ka zinxhire, ka rrjete që duhet të jenë pjesë e ligjit. Tjetër, ka një dhomë që konsiderohet një vetorganizim që kontrollon kur ka shkelje tregu. Nëse dikush mund të bëhet agjent apo jo. 90% janë ata që  mund të blejnë një pronë në jetë. Nëse është  i pamoralshëm, ai mund të kontrollohet nëse po e bën punën si duhet dhe t’i hiqet lincensa”, tha ndër të tjera Eglent Bici./abcnews.al