Një trajner futbolli në Tenesi harroi telefonin e tij në një restorant kur punonjësit, të cilët po përpiqeshin të kontaktonin pronarin e pajisjes, shikuan dhe gjetën dhjetëra video dhe foto shqetësuese të disa minorenëve.
Pasi telefoni u kontrollua me detaje, Departamenti i Policisë Franklin gjeti qindra video dhe fotografi shqetësuese, duke përfshirë video të tij duke përdhunuar djem të cilët gjendeshin pa ndjenja.
63-vjeçari Camilo Hurtado Campos, po mbahet nën akuzën për përdhunim të fëmijëve dhe shfrytëzim seksuar ndaj të miturëve. Policia vendase tha gjithashtu se ndaj tij do të ngrihen edhe disa akuza të tjera shtesë.
Sipas burimeve policore, të paktën 10 fëmijë të moshës 9 deri në 17 vjeç ishin droguar, përdhunuar dhe filmuar nga Campos.
“Duke punuar me shkollat lokale, detektivët kanë identifikuar dy nga viktimat e tij. Policia shpreson që ata që e njohin Campos mund të ndihmojnë që ata të vendosin një emër me fytyrat e viktimave të paidentifikuara”, tha policia.
Dektetivët thanë gjithashtu se fëmijët në video ishin në një gjendje kaq të pavetëdijshme saqë mund të mos e kuptonin se çfarë po u ndodhte./h.ll/abcnews.al