Një i “lajthitur” i ka habitur të gjithë te Napoli, pas me makinë ka shpërthyer kangjellat e qendrës stërvitore në “Casatel Volturno”.
Ai është futur deri te fushat e stërvitjes, por fatmirësisht lojtarët në ato momente ishin në dhomat e zhveshjes.
Personi që po drejtonte makinën është larguar në këmbë, duke e lënë mjetin lëvizës në fushë.
Për fat nuk kishte asnjë të lënduar dhe policia e ka marrë situatën në dorë dhe po bën verifikimet dhe hetimet e duhura. / abcnews.al