“E goditi në kokë”, përfundojnë hetimet për vrasjen e Ornela Shehit nga aktori Florind Belliu në Nju Jork, të dy ranë nga ballkoni pas sherrit

schedule17:50 - 29 Nëntor, 2022

schedule 17:50 - 29 Nëntor, 2022

BRONX – Janë mbyllur hetimet për vdekjen e mbuluar me mister në NewYork të Ornela Shehit dhe të Florind Belliut.

Sipas mediave të huaj, hetuesia e ka cilësuar vdekjen e çiftit që ra para një ndërtese Pelham Parkway si një vrasje-vetëvrasje.

Hetuesit thanë se 28-vjeçarja Ornela Shehi ka pësuar një traumë të fortë në kokë. Shehi dhe bashkëshorti i saj, 35-vjeçari Florind Belliu, u gjetën të vdekur pas pallatit të tyre.

Policia tani beson se Belliu e goditi gruan e tij në kokë para se ajo të rrëzohej nga ndërtesa. Më pas ai dyshohet se u hodh drejt vdekjes.

Vdekja e çiftit tronditi banorët e Pelham Parkway. Rreth orës 9 të mëngjesit të 6 gushtit, policia gjeti trupat e një burri dhe një gruaje në pjesën e pasme të Cruger Avenue.

Në momentin e vdekjes, një banore në pallat, e cila në atë kohë ndodhej në banesën e saj, kujton: “Dëgjova një zhurmë, ishte e tmerrshme. E dëgjova kur u hodhën, e dëgjova. Mendova se diçka ra, diçka  e madhe. Një ulërimë e tillë, aq e keqe ajo ulërimë… e dëgjova në shtëpi.”

/abcnews.al/