“E goditi me thikë në gjoks”, dëshmitë tronditëse të vrasjes së mësueses në Francë

schedule14:29 - 22 Shkurt, 2023

schedule 14:29 - 22 Shkurt, 2023

Një mësuese ka humbur jetën pasi u godit me thikë në klasë nga nxënësi i saj, një 16-vjeçar në shkollën Saint-Thomas-d’Aquin në Saint-Jean-de-Luz, Francë.

Nxënësi 16-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, tha prokurori i Bayonne, Jerome Bourrier, duke shtuar se viktima ishte një mësuese 52-vjeçare. Sipas mediave franceze, nuk ka bëhet fjalë për motive terrorriste, por dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Vrasja brutale ndodhi në orën 10 të mëngjesit në një shkollë të mesme. Mësuesit i mbyllën nxënësit në klasat e tyre për të paktën dy orë, ndërsa disa kishin arritur tashmë të arratiseshin dhe të kërkonin strehim të sigurt disa qindra metra larg.

Janë shokuese dëshmitë e studentëve që ndodheshin në klasë në momentin e vrasjes mizore.

“E pamë nxënësin duke nxjerrë diçka nga çanta, një objekt të mbështjellë me letër. Më pas ai shkoi te dera. Menduam se donte të shkonte në banjë. Në fakt ka bllokuar daljen. Mësuesi po shkruante në dërrasën e zezë afë derës. Më pas ai u kthye dhe e goditi në gjoks me atë që dukej si një kaçavidë.

Ne dëgjuam një ulërimë dhe më pas asgjë.”

“Të gjithë u përpoqën të dilnin nga një derë që të çonte në një klasë tjetër. Nga frika, disa u tunduan të hidheshin nga dritarja. Nuk e dinim nëse të gjithë nxënësit arritën të dilnin. Para se të largoheshim, pamë sulmuesin duke mbajtur thikën në dorë.

Ne takuam drejtoreshën në korridor dhe i thamë të ikte. Klasat e tjera u njoftuan menjëherë.

Me sa duket, nxënësit u dërguan shpejt në një vend të sigurt.

Sipas disa dëshmitarëve, ai ishte një nxënës që kishte vështirësi në disa lëndë dhe merrete ilaçe kundër stresit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!