Një 22-vjeçare u mbyt në mënyrë misterioze në një lumë pas një nate të gëzuar me miqtë, thonë hetimet.
Brooke Morris ndodhej në një klub nate në Merthyr Tydtil, në Uellsin e Jugut dhe nuk u kthye më në shtëpi pas asaj nate.
Sipas hetimeve, natën që ndodhej në klub ajo kishte goditur një burrë pasi ai kishte komentuar vetullat e saj.
22-vjeçarja u raportua e zhdukur më 11 tetor 2019. Trupi i Brooke i gjet në lumin Taff afër Abercynon pesë ditë më vonë.
Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku mjekësor i vdekjes së saj ishte mbytja.
Testet toksikologjike treguan se ajo kishte pirë një “sasi të konsiderueshme alkooli”.
Shoqja Jemma Griffiths, e cila doli për të pirë me Brooke atë natë, i tha hetuesit: “Ajo nuk është tip që argumenton, nuk është e tillë.”
“Unë nuk mendoj se ajo kishte për qëllim t’i jepte një shuplakë. Mendoj se ishte thjesht një reagim në gjendje të dehur.”
Duke dhënë një përfundim narrativ, mjekja ligjore Rachel Knight tha: Me gjasë për shkak të nivelit të alkoolit që kishte konsumuar, sjellja e Brooke ishte jashtë karakterit dhe ajo kishte goditur një burrë që kishte bërë një koment për vetullat e saj./abcnews.al/