E gjithë familja me sektin fetar të krishterë, babai i vajzave kishte themeluar bashkësinë në Përmet

schedule22:54 - 2 Korrik, 2020

schedule 22:54 - 2 Korrik, 2020

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit, njëkohësisht babai i vajzës që u gjet gjysmë e dekompozuar kishte ndërruar jetë pesë vite më parë.

Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja edhe ai kishte qenë predikuesi i një sekti fetar të krishterë, ndonëse kishte profesion mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.

LEXO EDHE: U gjet gjallë, dëshmia tronditëse e vajzës: Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Anisa Josifi, 30-vjeç është gjetur gjysëm e dekompozuar, ndërsa nëna me motrën e saj e kishin lyer me vaj dhe uthull që të mos përhapej era e keqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh se në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja dhune por ato kishin qëndruar pa ushqyer./abcnews.al