Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E futën me forcë në makinë, dhunohet e rrëmbehet me forcë 16-vjeçari në Durrës

schedule14:25 - 9 Mars, 2020

schedule 14:25 - 9 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës. Një 16-vjeçar është dhunuar fizikisht nga tre persona dhe më pas është marrë me forcë prej tyre në makinën tip ‘Audi’.

Raportohet se rrëmbimi ka ndodhur “për motive të dobta. Raportohet se rrëmbimi ka ndodhur “për motive të dobta. Në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar në flagrancë, 3 persona, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Në pranga është vënë 32-vjeçari D. (K.), banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP’; Si dhe P., 35 vjeç e A. H., 33 vjeç, banues në Laç.



Njoftimi i policisë së Durrësit:

Morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar, Policia zbardh ngjarjen brenda pak orëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Durrës, pas informacionit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifikimin e kapjen e autorëve dhe gjetjen e personit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve profesionale dhe punës së mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë:

  1. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP’;
  2. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip ‘Audi’ e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!