Një lajm i mirë vjen nga Kapshtica. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se është zvogëluar radha e gjatë e makinave.
Sakaq, raportohet se pala greke ka nisur të punojë me katër sportele duke përshpejtuar edhe procedurat.
LEXO EDHE: Testet e Covid-19 nga pala greke, radhë të gjata dhe në Kapshticë
Më herët radhët në këtë pikë kufitare kanë arritur deri në 3 km, ndërkohë që gjatë natës autoritetet greke e kanë ndërprerë punën dhe në mëngjes puna ka vijuar me ritme të ngadalta./abcnews.al

