Zgjidhet kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut

schedule21:12 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 21:12 - 27 Dhjetor, 2019

Oliver Spasovski do të jetë kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LSDM-së, ku është vendosur se kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Kryeministri Zoran Zaev, në një konferencë  ka publikuar disa nga emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së

Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër.

Sakaq, Zaev deklaroi se në mbledhjen e sotme, LSDM ka diskutuar edhe për partneritetin me BDI-në, si dhe amendamentet që këta të fundit kanë dorëzuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!