Xherdan Shaqiri infektohet me koronavirus

schedule11:18 - 6 Tetor, 2020

schedule 11:18 - 6 Tetor, 2020

Sulmuesi anësor i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Federata Zviceriane e Futbollit përmes një deklarate zyrtare.

Kombëtarja zviceriane është grumbulluar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve dhe e gjithë skuadra dhe stafi teknik i janë nënshtruar testeve të Covid-19.

Fatkeqëisht 28-vjeçari është infektuar dhe tashmë do të ndjekë të gjithë protokollet mjekësore. Shaqiri nuk do jetë i gatshëm për ndeshjet e Zvicrës, ku duelin e parë ata e kanë ditën e shtunë kundër Spanjës në transfertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!