Vritet me sende të forta një 35-vjeçar në Gjirokastër

schedule21:37 - 15 Korrik, 2020

schedule 21:37 - 15 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Gjergji Hasan Ajmasi 35 vjeç është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga lokali ku po qëndronte.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin “Omer Nishani”. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në  lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën   quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe  nga  kqyrja paraprake e bërë  nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!