Zbardhet vrasja në Tiranë, policia: Shpallet në kërkim autori dhe 4 të tjerë

schedule08:21 - 11 Maj, 2021

schedule 08:21 - 11 Maj, 2021

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë Mehmet Qema. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpllur në kërkim autorin, Marius Dema, 28 vjeç.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!