Vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan, gjykata lë në burg për babë e bir

schedule16:14 - 30 Korrik, 2020

schedule 16:14 - 30 Korrik, 2020

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg babë e bir të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Dy ditë më parë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, banues në Peqin, janë vënë në prangat e policisë pau u është gjetur e fshehur poshtë serbatorit të një makine pistoleta model 54 TT.

“Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

LEXO EDHE :Vrasja e Emiljano Ramazanit, gjendet arma e krimit! Në pranga babë e bir

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: AM., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.

Në videon e siguruar nga ABC News, personi i maskuar del nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!