Vjosa Osmani cakton 14 shkurtin, datë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

schedule21:49 - 6 Janar, 2021

schedule 21:49 - 6 Janar, 2021

Presidentja në detyrë e Kosovë, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Zyra e presidencës njoftoi se Osmani ka vendosur të caktojë 14 shkurtin 2021, datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Njoftimi i plotë:

U.d. Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!