Vetëm pak orë para nisjes së derbit mes Partizanit dhe Tiranës, në “Air Albania Stadium” ka zbarkuar Hetimi Tatimor, me misionin kontrollimin e shërbimeve që bëhen në impiantin më të ri kombëtar.
Shërbimi katering që ofrohet në “Air Albania Stadium” ka qenë shënjestra, ndërkohë që inspektorët nuk kanë humbur mundësinë edhe të shohin nga afër stadiumin e ri, sikurse edhe të shkrepin ndonjë foto. /abcnews.al