U ndalua nga policia, Gjonaj pezullon shefen e Shërbimit të Provës në Kurbin

schedule18:24 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:24 - 15 Dhjetor, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pezulluar nga detyra Drejtoren e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës në Kurbin. Lindita Lelçaj u ndalua sot nga policia e Lezhës pasi akuzohet për korrupsion.

“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna.

Urdhri i Ministres së Drejtësisë mban datën 15.12.2020.”, njofton ministria.

Ndalimi i Lelçaj erdhi pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Laçit nëpërmjet prokurores Arjola Preçi. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se është arritur te zbardhet një rast korrupsioni nga ana e shefes se Shërbimit të Provës në Laç Lindita Lelçaj. Kjo e fundit manipulonte provat duke dhënë verifikime edhe për persona që  realisht ndodheshin jashtë vendit.

Mësohet se ata kane infiltruar një person sikur ishte në Shërbim Prove dhe ka kërkuar lehtësi, te cilat janë pranuar nga ana e Lelçajt. Në momentin e arrestimit asaj i janë gjetur edhe një sasi vlere monetare, te cilat i ishin dhënë nga i infiltruari. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!