U fut për t’u larë në det, mbytet 41-vjeçari tek “Plazhi i Gjeneralit”

schedule18:29 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:29 - 5 Shtator, 2020

Një 41-vjeçar është mbytur pasditen e sotme tek plazhi i Gjeneralit në Kavajë.

Sipas policisë 41-vjeçari nga Tirana kishte shkuar në plazh dhe pasi është futur në det ka ndërruar jetë.

“Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!