E rëndë në Fier, 31-vjeçari vret me armë zjarri ish-gruan, në shtëpinë e prindërve të saj

schedule23:21 - 10 Shtator, 2021

schedule 23:21 - 10 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta, 31-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të kësaj të fundit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të saj. Ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit”, njofton policia. m.v/abcnews.al