Tre të arrestuar në Shkodër, bënin lekë “me thasë” në Itali dhe i pastronin në Shqipëri

schedule12:56 - 9 Prill, 2022

schedule 12:56 - 9 Prill, 2022

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Tre të arrestuarit i përkasin një grupi, i cili sipas policisë është marrë më prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe paratë e siguruara prej këtij aktiviteti të paligjshëm i kanë pastruar në vendin tonë përmes investimeve në sektorë të ndryshëm.

“U arrestuan M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë  në Itali për narkotikë,   dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!