Dy sekretare dhe një punonjës pozitivë me COVID-19, mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe

schedule10:10 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:10 - 10 Korrik, 2020

Covid-19 mbyll Bashkinë e Malësisë së Madhe. Tre punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, e për pasojë ky institucion do të qëndrojë i mbyllur deri ditën e hënë.

Abcnews.al mëson se janë konfirmuar me Covid-19 dy sekretare dhe një punonjës shërbimesh në këtë bashki.

LEXO EDHE: Një prej punonjësve pozitiv me Covid-19, mbyllet kopshti “4 Stinët” në Tiranë

Ndërkohë po merren masa për dezinfektimin e të gjithë godinës, e ndërsa pritet që të testohen dhe anëtarët e tjerë të stafit.

Institucionet, kryesisht ata me numër të lartë punonjësish po bëhen vatrat kryesore të përhapjes së koronavirusit për shkak të pamundësisë për të ruajtur distancën me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!