Aksident i rëndë në Lushnje! Një makinë tip “Reno” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Krutje dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin “Gurrëz e vogël” rreth orës 18:30.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Lushnjë, Informacion paraprak, Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al