Shtrohen tek Infektivi me koronavirus tre ushtarë shqiptarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë

schedule11:09 - 29 Prill, 2020

schedule 11:09 - 29 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mes 27 pacientëve të infektuar me koronavirus që vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalin infektiv në kryeqytet, janë edhe 3 shqiptarë pjesë e misionit KFOR-it, të cilët janë raste të importuara nga Kosova.

” Ju informojmë se, në shërbim ininfektiv aktualisht janë 27 tështruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv,ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.”, deklaroi Eugena Tomini.

LEXO EDHE: Shkon në 766 numri i të prekurve me koronavirus, ku ishin rastet e reja

Ministria nuk ka dhënë detaje nëse përveç tre rasteve me simptoma klinike të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, ka apo jo të infektuar të tjerë pjesë të këtij misioni ushtarak./abcnews.al