Napoli triumfoi 4-0 përballë Genk dhe u kualifikua për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League, por kjo gjë nuk i ka kursyer stolin Carlo Ancelotti.
Strategu italian është shkarkuar nga bordi drejtues i Napolit për shkak të rezultateve negative në kampionat, si dhe për disa probleme brenda skuadrës me lojtarët.
Ancelotti do të zëvendësohet nga Gennaro Gatusso, me ish-trajnerin e Milanit që pritet të marrë drejtimin për 18 muaj. “Don Carlo” me shumë gjasa do të rikthehet në Premier League, kësaj radhe jo te Chelsea, por te rivalët e Arsenalit./abcnews.al