Sulmohet me gurë drejtori i TIA-s, depoziton kallëzim në polici, në kërkim agresori

schedule17:32 - 8 Maj, 2020

schedule 17:32 - 8 Maj, 2020

Drejtori i TIA-s Costandin Von Alvensleben është sulmuar me gurë nga person rreth të njëzetave. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, teksa Von Alvensleben ka qenë në lëvizje.

Ai ka depozituar kallëzim në Komisariatin 3 në Tiranë, ku ka thënë se një djalë i ri ka qëlluar me gurë makinën e tij.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Abc News se personi që ka sulmuar Von Alvensleben, nuk është identifikuar akoma. Ai është pikasur nga kamerat e sigurisë në zonë teksa largohet veshur me një bluzë me kapuç.

Ndërsa drejtori i TIA, nuk ka marrë lëndime, por i është thyer vetëm xhami i makinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!