SPAK shpall moskompetencën, komisionerët zgjedhor do hetohen nga Prokuroria e Durrësit

schedule18:20 - 30 Korrik, 2020

schedule 18:20 - 30 Korrik, 2020

Nëntëmbëdhjetë komisionerët e Shijakut të arrestuar pak ditë më parë nuk do të hetohen nga SPAK.

Pasditen e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion shpall moskompetencën për dosjen “339” lidhur me hetimet për krimin zgjedhor.

Gazetarja Glidona Daci raporton se tashmë hetimet do të transferohen në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk ka ndryshuar asnjë masë sigurie për 19 personat për të cilët u lëshua urdhër arrest, duke lënë në fuqi masat e sigurisë për 10 prej tyre 7 “Arrest në shtëpi” dhe 3 “Detyrim paraqitje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!