Inceneratorët, SPAK arreston Lefter Kokën

schedule12:21 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 12:21 - 14 Dhjetor, 2021

SPAK arrestoi paraditën e sotme ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se arrestimi i Kokës lidhet me dosjen e inceneratorëve dhe bashkë me të i janë vënë prangat edhe dy personave të tjerë.

Koka ka qenë për 4 vite ministër i Mjedisit, përiudhë gjatë të cilës u dhanë edhe disa licenca për hapjen e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”; “pastrim parash” dhe “korrupsion.

Pak muaj më parë PD paditi Lefter Kokën në lidhje me vendimet e dhëna që çuan në hapjen e inceneatorëve. Në padi, demokratët theksuan se Koka kishte shkelur procedurat nëpërmjet lejimit dhënies së lejeve mjedisore për inceneatorët. Krahas PD-së, në SPAK ishte dërguar një padi edhe nga LSI me të njëjtën objekt për Kokën.

Ish-ministri i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij duke theksuar se bëhen për qëllime të pastra politike, megjithatë tashmë i përket SPAK-ut që të vërtetojë akuzat në GJKKO kur të kërkojë masën e sigurisë për Kokën.

Lefter Koka ishte ministër i LSI-së kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, por më pas rrugët e tij me partinë u ndanë duke kaluar në krahun e socialistëve.

Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, ai rifitoi mandatin e deputetit me siglën e socialistëve. Por, çuditërisht, Koka dha dorëheqjen nga mandati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!