Konferenca për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e cila u paralajmërua të nisë ditën e sotme, në orën 11:00 është shtyrë.
Në një njoftim të komunikuar nga Dhomat e Specializuara thuhet se konferenca do të nisë pas 45 minutave.
“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.
/abcnews.al/