Shtimi i infektimeve, hapet sërish spitali “Covid 3”

schedule15:40 - 4 Shtator, 2021

schedule 15:40 - 4 Shtator, 2021

Shtimi i infektimeve me covid-19, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të rihap spitalin “Covid 3”. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale ku thekson se hapja e “Covid 3” vjen në kuadër të planit të hartuar për përballimin e situatës së COVID në vendin tonë. Manastirliu shprehet se ky spital është i pajisur me barnat dhe stafin e duhur mjekësor.

“Forca ekipit të Spitalit COVID 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan ministrja.

Sjellim ndërmend se ditën e djeshme në vendin tonë janë infektuar 895 qytetarë e ndërsa kanë humbur jetën 3 persona. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Pavarësisht vaksinimeve që tashmë kanë arritur në 1.5 milionë, rastet e infektimeve vijojnë të jenë të larta, kjo lidhet edhe me prezencën e variantit Delta në vendin tonë prej disa muajsh.

Njoftimi i Manastirliut:

Forca ekipit të Spitalit #Covid3️⃣ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.
#MbroJetën #VaksinohuSot

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!