Shpërthen në flakë pusi i naftës në Ballsh

schedule17:26 - 24 Shtator, 2020

schedule 17:26 - 24 Shtator, 2020

Një pus nafte ka marrë flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al bëjnë se ngjarja ka ndodhur në anë të rrugës Fier-Ballsh, pranë vendit të quajtur “lokal Gjanica”.

Paraprakisht mësohet se ishte një operacion rutinë i pastrimit të pusit të naftës nëpërmjet pompave dhe më pas ka ndodhur edhe shpërthimi. Nuk ka ende të dhëna për të lënduar.

Abcnews.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa duket zona është mbuluar nga tymi i zi që del nga pusi.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit nga reparti i Ballshit, Patosit dhe reparti zjarrfikës i Albpetrol, të cilët po punojnë për të shuar flakët. g.v/abcnews.al