Shoqërohet në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj

schedule13:33 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:33 - 25 Dhjetor, 2020

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj është shoqëruar në polici. Burime bëjnë të ditur se Malaj është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 për shkak të një konflikti me djalin për një automjet.

Abcnews.al ka siguaruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Malajt nga efektivë të policisë, te Liqeni Artificial, në një vend parkimi.

Mësohet se ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Malaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.

Lexo edhe: PAMJET/ Momenti kur policia shoqëron ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

Malaj është dorëhequr në 27 korrik të këtij vitit nga detyra e gjyqtarit. Gjyqtari ka pasur përplasë edhe me ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj për të cilin kishte dorëzuar kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Përplasjet kanë nisur pasi Malaj ka bërë publik dënimin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në Itali. Por ky kallëzim nuk u regjistrua nga SPAK me argumentin se nuk janë gjetur elementët të veprës penale. Përpara se të largohej nga sistemi pa ju nënshtruar procesit të Vetting Malaj paditi në SPAK anëtaren e KPK Suela Zhegu për falsifikim të dokumenteve.

Malaj gjatë karrierës së tij në gjyqësor ka pasur në dorë çështje të rëndësishme. Ndër të tjera Malaj kishte kërkuar mbrojte nga KLGJ për shkak se ndihej i kërcënuar për jetën. Pasi vëllai i tij ishte kërcënuar në 2015 por askush nuk ishte marrë me këtë çështje.

Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë ndërsa është përfolur edhe për pasurinë e tij.  Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.  Ai u kallëzua në prokurori në shtator 2014 nën akuzën se ka krijuar një sistem pastrimi parash përmes familjarëve të tij.

Por dy muaj më vonë, prokuroria e Durrësit pushoi çështjen me argumentin se faktet e raportuara nga ILDKPKI nuk parashikoheshin nga ligji si vepër penale. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!