Shifra të larta të infektuarish me Covid, humbin jetën 9 persona 

schedule18:20 - 28 Tetor, 2021

schedule 18:20 - 28 Tetor, 2021

Vendi ynë vijon që të shënojë një numër të lartë të infektuarish ditorë me Covid.   Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 591 qytetarë nga 3664 testime.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Ndërkaq viktima janë shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri. Ndërkohë në vendin tonë aktuakisht janë pozitiv me Covid 7 528 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 591
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3664

Testime totale 1,297,234
Raste pozitive 183,873
Raste të shëruara 173,443
Raste Aktive 7,528
Humbje jete 2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,793
Fier 905
Durrës 718
Shkodër 485
Elbasan 325
Vlorë 270
Gjirokastër 251
Berat 202
Korçë 181
Lezhë 178
Kukës 143
Dibër 77./abcnews.al