SARANDË – Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri mbeti i plagosur me thikë.
Burime për ABC raportojnë se pas një sherri, Enivled Aliu ka goditur me thikë Dino Majkon, 29-vjeç. Ky i fundit për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spitalin e Sarandës.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur për ABC se autori i kësaj ngjarja është një emër i njohur për policinë, pasi kohë më parë është arrestuar po për mbajtje të armëve të ftohta (thikë).