Numri i të shëruarëve më i lartë, konfirmohen 101 raste të reja me koronavirus në vend

schedule16:14 - 30 Gusht, 2020

schedule 16:14 - 30 Gusht, 2020

Ministra e Shëndetësisë njoftoi sot raste 101 të reja nga koroanvirusi në vend, nga 803 teste te kryera për të dyshuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Fatkeqësisht edhe 5 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19 në të dy spitalet Covid, duke e çuar në 280 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë, për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarëve është më i lartë se ai i raste e të reja. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 119 qytetarë, të cilët e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2062
Durrës 527
Shkodër 283
Fier 140
Lezhë 195
Korçë 175
Vlorë 125
Kukës 135
Elbasan 154
Berat 77
Gjirokastër 36
Dibër 52

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!