Shembjet te “5 Maj”, policia: Nën hetim 4 persona

schedule21:52 - 19 Janar, 2022

schedule 21:52 - 19 Janar, 2022

Katër persona janë vënë në hetim pas aksionit të sotëm të prishjes së banesave te zona e “5 Majit.” Policia e Tiranës njofton se është proceduar penalisht 41-vjeçari Elson Marku për “kanosje për shkak të detyrës.”

Marku ka kërcënuar sot publikusht kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. 41-vjeçari, i cili ka qenë subjekt i OFL-së u ka bërë thirrje banorëve “që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid” që t’ia hedhin në sy kryebashkiakut.

Po ashtu, të proceduar penalisht janë edhe Klodian Laci, 40 vjeç, Ledion Mziu, 30 vjeç dhe Zelije Nexhi, 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia njofton se personat e përmendur më sipër kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!