Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një pedagog të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për pedagogun Qetsor Gurra.
Vendimi i GJPKKO për masën e sigurimit ndaj këtyre punonjësve të policisë u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në funksion të procedimit penal Nr. 382/2021 për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve të kryera është mësuar se dy punonjësit e policisë jepnin premtime dhe favorizonin në mënyrë të padrejtë kandidatët që konkurronin në testimin për gradën “Nënkomisar” në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.
Pedagogu Gurra dhe trupa e shërbimit të Autostradave në Qarkullimin Rrugor në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurrentëve.
Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme të të arrestuarve. /abcnews.al/